Një pjesë e madhe e Tetovës nesër (12.02.2026) do të mbetet pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me rrymë, pëcjell tetova1
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen në disa zona të qytetit në periudhën prej orës 09:00 deri në 14:00, ndërsa në disa lokacione të caktuara nga ora 09:30 deri në 14:00.
Pa energji elektrike do të mbeten objektet pranë të ashtuquajturës “Kulla e të Përmbyturve”, zona përreth Universitetit të Evropës Juglindore në rrugën drejt pikëpagesës për në Gostivar, si dhe disa pjesë pas qendrës tregtare Vero dhe përballë Qendrës së vjetër sportive.
Ndërprerje e planifikuar është paralajmëruar edhe për objektet në rrugën për në Falishtë, pranë marketit Kiper.
Përveç Tetovës, pa energji elektrike nga ora 09:30 deri në 14:45 do të mbetet edhe fshati Grupçin.
Autoritetet apelojnë që qytetarët t’i planifikojnë me kohë obligimet e tyre në përputhje me ndërprerjet e paralajmëruara./tetova.mk










