Trendy

Një pjesë e Tetovës dhe 11 fshatra nesër pa energji elektrike

Para 3 orë

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër (20.02.2026) pa rrymë do të mbetet një pjesë e qytetit të Tetovës, si dhe 11 vendbanime në rajonin e Tetovës, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen në orët e paradites dhe do të zgjasin disa orë, varësisht nga lokacioni.

Pa energji elektrike do të jenë fshatrat: Brvenicë, Rakovec, Reçicë e Madhe, Kamjan, Bogovinë, Pallçishtë i Poshtëm, Jellovjanë, Urviç, Sellcë e Keçe, Reçicë e Vogël dhe Novo Sellë, në periudhën prej rreth orës 09:15 deri në 11:45.

Ndërkohë, në fshatin Zherovjan ndërprerja do të zgjasë më gjatë, nga ora 09:20 deri në 14:20.

Në Tetovë, ndërprerje do të ketë nga ora 09:30 deri në 14:00, ku pa rrymë do të mbeten objektet në pjesën e sipërme të lagjes Drenovec.

Një ndërprerje e planifikuar është paralajmëruar edhe për fshatin Zhelinë më 23 shkurt, nga ora 09:00 deri në 14:00.

Autoritetet kompetente apelojnë që qytetarët të përshtaten me kohë ndaj ndërprerjeve dhe të ndërmarrin masat e nevojshme./tetova1.mk

Trending