Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (24.03.2026) një pjesë e Tetovës dhe disa fshatra të Tetovës do të mbeten pa energji elektrike në intervale të caktuara kohore, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, në Tetovë pa rrymë do të jenë objektet në rrugën “Shtipska”, në segmentin nga burgu drejt Teqes, në periudhën prej orës 09:00 deri në 14:00.
Ndërprerje të planifikuara do të ketë edhe në fshatin Nerashtë, ku një pjesë e vendbanimit, veçanërisht objektet pranë furrës së vjetër, do të mbeten pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00.
Në fshatin Neproshtenë, ndërprerja do të përfshijë pjesën qendrore, përkatësisht të ashtuquajturën lagje maqedonase, në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:30.
Pa rrymë do të mbeten edhe banorët e fshatrave Belovishtë dhe Vratnicë, ku ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00.
Ndërprerje më të shkurtra janë paralajmëruar edhe në fshatrat Reçicë e Madhe, Kamjan dhe Pallçishtë i Poshtëm, ku energjia elektrike do të mungojë nga ora 10:00 deri në 10:30.
Autoritetet kompetente apelojnë që qytetarët t’i përshtatin obligimet e tyre sipas termineve të paralajmëruara./tetova1.mk










