Një pjesë e qytetit Tetovë nesër (30 janar) do të mbetet pa energji elektrike për shkak të ndërprerjes së planifikuar në furnizim, njoftojnë shërbimet përgjegjëse, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë në orën 09:30 dhe do të zgjasë deri në 13:45. Pa energji elektrike do të mbeten objektet në një pjesë të qytetit Tetovë, konkretisht në lagjen Drenovec, pranë marketit Kipper.
Nga Elektrodistribucioni sqarojnë se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara në rrjetin elektrik dhe bëjnë apel tek qytetarët të përshtatin në kohë obligimet e tyre.
Rekomandohet që përdoruesit të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e pajisjeve elektrike, ndërsa furnizimi me energji pritet të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve./tetova1.mk










