Njihuni me kandidatin për deputet Abas Tafa, me Koalicionin Euroatlantik, në qarkun Tiranë.
Abas Ramazan Tafa, kandidat për deputet nga koalicioni Euroatlantik, ka një përvojë të pasur në arsim dhe politikë.
Lindur e rritur në Zall-Bastar, Tiranë, ai është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, me një karrierë 21-vjeçare në arsim si drejtues i Shkollës Mesme “Bahri Nela” – Tiranë. Aktiv për 12 vjet si anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë, Tafa ka udhëhequr Partinë Demokratike në sfida të ndryshme.
Me një angazhim të fortë për zhvillimin e vendit, ai kërkon besimin tuaj për të përfaqësuar Tiranën në Kuvendin e Shqipërisë më 11 Maj 2025.
Voto për të ardhmen! Voto Abas Tafa – Nr. 4!
Kandidati i Partisë Koalicioni Euroatlantik që punon për zhvillim, siguri dhe integrim