Adnan Abdullahi është inxhinier në kompaninë Siemens, kryetar i zyrës për migrim dhe integrim në komunën e Linzit dhe nënkryetar i kryesisë së xhamisë “Bashkimi” në Linz (Austri).
Adnani është një atdhetar, kontribues i çështjes shqiptare, fetar dhe kombëtar. Shembulli më i mirë për rininë tonë sot.
Adnan Abdullahi mori pjesë edhe te Komuniteti polak kur festoi 106 vjetorin e pavarësisë së shtetit. Ai falënderoj kryetarin e unionit z Gaborek, si dhe Ambasadorin në Vjenë për ftesën z. Kosiniak Kamysz.
Adnani mori pjesë edhe në Marshin tradicional i organizuar nga Partia SPÖ në Linc.
“Pjesmarja masovike e Unionit të Shoqatëve në Linz të Austrisë: Sh.Bashkimi, Sh Ardhmëria. Si çdo herë edhe kësaj here treguan seriozitetin dhe vlerën e komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Linc dhe më gjërë” – tha mes tjerash Adnan Abdullahi.
Kryetari i Lincit, Klaus Luger bashkë me Adnanin festuan gjithashtu edhe festën fitër Bajramin në një nga xhamiat në Linc.
Aktivitetet e Adnan Abdullait nuk ndaleshin ai bashkë me Krybashkiakun e qytetit LINZ në Austri z. Klaus Luger në një organizin u bisedua edhe për bashkëpunim të mundshëm ekonomik mes Linzit dhe Maqedonisë së Veriut.
Në vitin 2023, për hirë të ditës europiane të gjuhëve, Zyra për Integrim dhe Migrim në Linc, organizoi shumë aktivitete dhe manifestime kulturore. Në Linc flasin më shumë se 100 gjuhë të huaj, jetojnë 152 nacionalitete të ndryshme nga gjithë bota, një qytet i hapur per të gjithë, si shans për një ardhmëri të përbashkët.
Gjithashtu më 28 Mars të vitit 2023 z.Adnan Abdullahi bashkë ne kryetarin e Lincit erdhën në Kosovë ku kishin takime me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin Vjosa Osmanin dhe shumë figura tjera politike të rëndësishme në Kosovë ku u bisedua për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënjeve mes Austrisë dhe Kosovës.
Adnan Abdullahi ishte edhe urë lidhëse mes ambasadës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në Vjenë, takime bashkëpunimi mes shoqatave shqiptare dhe bashkësisë së Lincit.
Adnani ka udhëhequr gati 10 vite me Unionin e Shoqateve Shqiptate, ku para 3 viteve kishte dhënë dorëheqje nga ky post shkaku i angazhimeve tjera.
Adnan Abdullahi me ftesë të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami u takua në Tetovë, ku qëllimi i takimit ishte për marrëveshjet mes dy bashkësive si dhe binjakëzimi i dy bashkive.
Adnan Abdullahi mori edhe mirënjohje nga kryetari i Lincit për kontributin e tij për çështjet e mërgatës.
Në kohën e Covid-19, Adnan Abdullahi kishte takim edhe me ish ministrin e punëve të Jashtme, Bujar Osmanin.