Trendy

Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Para 1 orë

Qeveria e Norvegjisë njoftoi sot se do të propozojë ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe do t’i bëjë kompanitë e teknologjisë përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve të rinj.

“Po e prezantojmë këtë ligj sepse duam një fëmijëri ku fëmijët mund të jenë fëmijë. Loja, miqësitë dhe jeta e përditshme nuk duhet të merren nën kontroll nga algoritmet dhe ekranet”, tha kryeministri norvegjez Jonas Gar Store në një deklaratë.

Sipas tij, kjo është një masë e rëndësishme për të mbrojtur jetën dixhitale të fëmijëve. Siç është njoftuar nga qeveria, projektligji do t’i dërgohet parlamentit deri në fund të këtij viti.

Trending