Gjatë ditës së djeshme, në përputhje me sistemin për monitorimin dhe matjen e konsumit ditor të ujit, NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 m3 në baza ditore.
Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i ujësjellësit të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit.









