Pas reagimit të subjektit “Më mirë për Tetovën” për prerjen e drunjve në qytet, NPK “Tetova” ka publikuar dokumentacionin profesional për një nga rastet konkrete.
Bëhet fjalë për një plep rreth 70-vjeçar, në oborrin e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Sipas ekspertizës, pema me lartësi 18–20 metra dhe kurorë të gjerë paraqiste rrezik të konsiderueshëm për nxënësit dhe punonjësit, veçanërisht gjatë erërave të forta.
Eksperti rekomandoi prerjen e pemës për të parandaluar pasojat e mundshme.
Nga NPK “Tetova” thonë se ky rast dëshmon se ndërhyrjet në gjelbërimin urban nuk bëhen pa kriter, por bazohen në gjendjen e pemëve, vlerësimin profesional dhe sigurinë e qytetarëve.
Tetovës i duhen drunj, por edhe përgjegjësi, ekspertizë dhe fakte.











