Trendy

Nuk dorëzohet Qani Nesimi, vazhdon ankesa në Gjykatën e Apelit në Shkup

Para 6 muaj

Myftinia e Tetovës që udhëhiqet nga Qani Nesimi, pas vendimit të fundit Gjykatës Themelore Civile – Shkup ka dalë me njoftimin e radhës.

Myftinia e Tetovës, Organi Vendimmarrës, në mbledhjen e saj të radhës më 08.05.2025 për opinionin lëshon këtë:
NJOFTIM
Të nderuar hoxhallarë dhe këshilla të xhamive, kërkesa e Myftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi për anulimin e vendimeve antikushtetuese në Gjykatën Themelore Civile – Shkup, u fitua dy herë: njëra më 03.06.2024, ndërsa tjetra më 03.09.2024.

Pas ankesës së dytë që bëni Reis Ulemaja Shaqir ef. Fetai në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe që më pastaj ka kërkuar që të ndërrohet edhe Gjykatësja e lëndës, më 08.04.2025 qenka refuzuar kërkesa e Myftiut. Kjo nuk është fundi. Vazhdon ankesa në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Pas daljes së vendimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, ka edhe shumë procedura të tjera gjyqësore për t’u kryer. Këto procedura ligjore janë jetike për Myftininë e Tetovës në veçanti dhe BFI-në në përgjithësi. Të gjitha fjalët e tjera si zhvatje, keqpërdorime janë shpifje të radhës që i bëhen Myftiut të Tetovës dhe Myftinisë.
Lusim Allahun Fuqiplotë që të na ndihmojë të gjithë neve, në këto procese shumë të rëndësishme.
BFI-Myftinia e Tetovës

Trending