Trendy

Nuk i mbijetoi plagëve nga sulmi ajror, vdes ish-ministri i Jashtëm iranian Kamal Kharazi

Para 4 ditë

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharazi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë një sulmi ajror në Teheran javën e kaluar.

Sipas mediave iraniane, Kharazi ishte shtruar në gjendje kritike në spital pasi u plagos rëndë gjatë bombardimit të banesës së tij. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit në periudhën 1997–2005 dhe ishte gjithashtu këshilltar i liderit suprem, Ali Khamenei.

Sulmi ajror ndodhi më 1 prill, në kuadër të një serie goditjesh të raportuara si të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave në Teheran. Gjatë të njëjtit bombardim, u godit edhe shtëpia e familjes Kharazi, ku përveç plagosjes së tij, humbi jetën edhe bashkëshortja e ish-kryediplomatit.

Trending