MPB njofton se me date 29.01.2025, në ora 22:05, në rrugën ,,Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(32) nga Tetova. Ai duke drejtuar veturën e pasagjerëve ,,Opel” me targa të Shkupit, në të cilën ndodheshin edhe tre persona të tjerë, në rrugën ,,Todor Tsipovski Medjan” në Tetovë, nuk është ndalur në shenjë ndalese zyrtarëve policorë. Mjeti është ndalur në rrugën “Radovan Conic”, por Sh.R. ka goditur me derën e automjetit një punonjës policie dhe është larguar me shpejtësi. Ai ishte ndjekur, me çrast një zyrtarë i policisë ka gjuajtur dy të shtëna paralajmëruese në ajër. Rreth orës 22:05 është gjetur automjeti dhe Sh.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.