Nuredin Lika, me origjinë nga Tetova, është një ndër shqiptarët që ka ndërtuar me përkushtim dhe profesionalizëm jetën e tij jashtë vendit. Aktualisht jeton dhe vepron në Yverdon-les-Bains, Zvicër, ku është pjesë e ekipit të njohur të Mamma Mia – një vend i njohur për shijen, mikpritjen dhe cilësinë e lartë të shërbimit.
I arsimuar në Université de Lausanne, Nuredini përfaqëson modelin e një shqiptari që kombinon diturinë, përvojën dhe vlerat njerëzore në çdo hap të jetës së tij. Me filozofinë e tij jetësore “Paqen nuk e gjen duke sunduar botën, por duke sunduar veten”, ai frymëzon shumë të tjerë që jetojnë në mërgim.
Rruga e tij është dëshmi se suksesi arrihet me punë, përkushtim dhe dashuri ndaj asaj që bën. Nuredin Lika është shembull i qartë se, pavarësisht se ku jeton, identiteti, puna dhe vlerat e vërteta shqiptare ndriçojnë kudo.












