Shkup, 29 maj 2025 – Nxënësit e shkollës fillore “Rilindja” nga Batinca vizituan sot Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku u pritën nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Në një postim në Facebook, Gashi tha se para seancës me pyetje të deputetëve zhvilloi një takim të veçantë me nxënësit, të cilët i përshkroi si fëmijë të mrekullueshëm dhe plot energji. Ai i inkurajoi të ruajnë pozitivitetin dhe energjinë që e shfaqën gjatë vizitës.





