Maqedoni

OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese

Autori

Autori

Portali Tetova

September 11, 2024, 11:09

Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në vend. Ajo tha se çdokush duhet të ketë qasje në mbrojtje shëndetësore pa përjetuar vështirësi financiare. Sipas raportit të fundit të OBSH-së shpenzimet shëndetësore ende janë shqetësuese për qytetarët, sidomos për ata që marrin asistencë sociale

“Njëri nga raportet tona më të fundit për mbrojtje financiare e bërë nga ana e zyrës sonë në Barcelonë, tregon se harxhimet katastrofale shëndetësore ende janë shqetësim i thellë, veçanërisht për familjet e varfra. Në vitin 2018, 18 për qind nga xhepat e qytetarëve kanë qenë për barna, ndërsa këto pagesa përbëjnë 42 për qind nga harxhimet totale shëndetësore që është shumë larg nga përqindja e BE-së prej 22 për qind”, tha Natasha Azzopardi Muscat, Organizata Botërorë të Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari paralajmëroi ulje të përqindjes e shpenzimeve të qytetarëve për barna. Ndërkohë ai tha se që nga dita e hënë qytetarët do të mund t’i gjejnë barnat nga lista pozitive nëpër farmaci.

“Nga 16 shtatori pacientët mundet qe 9 barnat e reja ti gjejnë nëpër barnatore pa pagesë, pra që janë të vendosura si shtesë, pra, do hyjë në fuqi që nga e hëna. Ne jemi duke përgatitur platformë së bashku me OBSH-në, e cila do të sigurojë transparencë në të gjithë procesin, gjatë zgjerimit të listës në të ardhmen”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Maqedoninë e Veriut tha se duhet të krijohet sistem institucional për t’iu dalë në ndihmë nevojave të qytetarëve. Këto deklarata u bënë gjatë diskutimit për sfidat dhe mundësitë në procesin e zgjerimit të listës së barnave që janë përgjegjësi e Fondit Shëndetësor.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
IMG_1681
Kuzeska: Statusit i ushtarëve të UÇK-së të zgjidhet me një ligj tjetër
IMG_1678
Sërish të shtëna me armë në Shkup, në vendin e ngjarjes shihen katër gëzhoja plumbash!
IMG_1677
Digjen katër vetura në Shkup
IMG_1670
Milaim Zeka, opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3
IMG_1667
451 nxënës të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit prej sot bojkotojnë mësimin
9895c9de-6ec6-4928-9009-fe23530780d0
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje

DIASPORA