Trendy

Ohër, vrasje për pronë milionëshe: I dyshuari me të kaluar të rëndë penale!

Para 2 orë

Tekniku anesteziolog Zharko Grozdanoski, nga Bërvenica e Tetovës, i punësuar në Klinikën KARIL në Shkup, është i dyshuari për vrasjen e 76-vjeçarit Klime Mitreski nga Ohri. Një ditë më parë në Ministrinë e Brendshme në Ohër u denoncuar se i moshuari u gjet në shtëpinë e tij pa shenja jete, ndërsa mjeku i shërbimit të Urgjencës ka konstatuar vdekjen.

“Shtëpia pas meje është shtëpia e familjes së pensionistit 76-vjeçar nga Ohri, Klime Mitreski, i cili u gjet i vdekur dje në mëngjes këtu në shtëpinë e tij në rrugën Nada Fileva në pjesën e vjetër të Ohrit.”

Fqinjët e Mitreskit thonë se ai ishte i qetë dhe se jetonte vetëm.

“Si fqinj ka qenë korrekt, një herë ka qenë në Australi ku ka jetuar për disa vite. Ai mbeti këtu vetëm. Ai ishte vetëm për rreth 7-8 vjet. A ka ardhur dikush tek ai më parë? -Nuk e kam idenë, tha një banor i Ohrit.

Mësojmë se në trupin e të ndjerit nuk kishte plagë me armë zjarri ose me mjet të mprehtë.

“SPB Ohër sot ka parashtruar padi penale ndaj një 53 vjeçari nga fshati Bërvenicë i Tetovës për shkak të kryerjes së veprës penale “vrasje”. Gjatë ditës së sotme është kryer autopsia mbi trupin e të ndjerit me urdhër të prokurorit publik dhe raporti do të tregojë se si është shkaktuar vdekja. Bëhet fjalë për vdekje të dhunshme,” deklaroi Stefan Dimoski- SPB, Ohër.

Një ditë më parë në fshatin Bërvenicë të Tetovës, nëpunësit e policisë së Tetovës, arrestuan Zharko Grozdanoski. Jozyrtarisht vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të një prone me vlerë mbi një milion euro në pjesën e vjetër të Ohrit, në pronësi të të ndjerit. Zharko Grozdanoski, i cili është udhëheqës i organizatës “Vëllazëria e Krishterë”, është akuzuar për kërcënime me vdekje ndaj kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev në vitin 2019. Grozdanoski dhe disa anëtarë të organizatës “Vëllazëria  krishtere” morën pjesë në protestat e 27 prillit 2017, të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend. /Alsat.mk

Trending