yra e OKB-së për të drejtat e njeriut sot e cilësoi “krejtësisht të papranueshme” dhe kritikoi retorikën izraelite që sugjeron se Libani mund të përballet me shkatërrim të ngjashëm me Gazën, transmeton Anadolu.
“Deklaratat e zyrtarëve izraelitë që kërcënojnë të imponojnë të njëjtin nivel shkatërrimi në Liban siç është shkaktuar në Gaza janë tërësisht të papranueshme”, u tha zëdhënësi Thameen Al-Kheetan gazetarëve në Gjenevë.
“Retorikë e tillë, së bashku me njoftimin e ushtrisë izraelite se do të vendosë forca shtesë dhe do të zgjerojë ndërhyrjen e saj tokësore, intensifikon frikën dhe ankthin e thellë midis popullsisë libaneze”, shtoi ai.
Vërejtjet vijnë në mes të dhunës në rritje dhe përkeqësimit të kushteve humanitare në Liban, me shumë civilë të zhvendosur që përpiqen të përmbushin nevojat themelore.
Al-Kheetan tha se një numër i madh i personave të zhvendosur kanë humbur shtëpitë e tyre, me familje që strehohen në hapësira të mbipopulluara ose kushte të improvizuara, shpesh pa qasje në ushqim, ujë dhe kujdes të përshtatshëm shëndetësor.
Ai theksoi se ligji ndërkombëtar humanitar ndalon zhvendosjen me forcë dhe mbron civilët, veçanërisht grupet e cenueshme. Zëdhënësi vuri në dukje se që nga 2 marsi, janë vrarë të paktën 886 persona, përfshirë të paktën 111 fëmijë.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk tha se ai ka kërkuar “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe llogaridhënie për të gjitha shkeljet”, dhe i se i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë reagimin humanitar në Liban.










