Omer Neziri është arkitekti i ndërtimtarisë që i takon gjeneratës së re nga Shkupi.
Ai duke projektuar shtëpi luksoze dhe villa prototip bëhet një nga arkitektët më të besueshëm dhe më të kërkuar në Maqedoni. I shkolluar në një nga Universitetet më prestigjioze në Maqedoni, arkitekti Neziri që në moshë të re tregoi talentin se një ditë do të projektoj shtëpi, villa, ndërtesa, ,objekte afariste me arkitektur unikate që do magjepsojn cdo klient.

Vet Neziri, detyrën si arkitekt e përshkruan si “magjepëse”, pasi mundohet që planet për klientët e tij të jenë në formën më të bukur dhe më funksionale. Ai mes tjerash thotë se është “i martuar” me këtë profesion, madje është e vetmja gjë, që di ta bëj jashtëzakonisht mirë dhe se ndjehet i përmbushur kur projekton.
Arkitektin NEZIRI mund ta gjeni në Shkup gjithmon duke punuar, madje është në gjendje që të qëndroj me orë të tëra pa lëvizur në zyrën e tij të punës, kur vendos që t’i jep shkëlqim të vecant një projekti të ri për klientët.

Arkitekti Omer Neziri, edhe pse i ri në moshë, është një profesionist i dëshmuar që vjen nga Saraji i Shkupit. I kontaktuar nga TETOVA1.COM, ai pranoi të rrëfen për eksperiencën, sfidat dhe sukseset në profesionin e tij .
Më poshtë e keni intervistën e plot.
TETOVA1: Opinioni ju njeh si njeh arkitekt i ri me perspektiv, mund të n’a njoftoni më shumë për sukseset tuaja?
NEZIRI :Jam Omer Neziri nga Shkupi, inxhinier i ndërtimtarisë me një pasion të madh për arkitekturën. Disa vite punoj në projekte të ndryshme duke proektuar shtëpi luksoze, duqane dhe objekte tjera, ku në këto proekte është ndërthur funksionaliteti teknik me estetikën moderne. Kam bërë plane në Maqedoni dhe rajon. Dua të përmend se puna ime fokusohet më shumë tek projektimi dhe ndërtimi i shtëpive, me një qasje të personalizuar dhe bashkëkohore. Kam brendin tim ‘Arkitekt ON’, synoj të ofroj zgjidhje të plota për klientët që kërkojnë projekte ndërtimi ose arkitektonike — nga ideja fillestare, deri te zbatimi. Puna ime përfshin projektim arkitektonik, konsulencë teknike dhe mbykqyrje profesionale të punimeve.
TETOVA1: Në cka mbështeten proektet tuaja të bukura, që mahnitin qindra familje të cilët planifikojn të ndërtojn shtëpi,villa ose objekte tjera?
NEZIRI: Vlerat e mia në cdo proekt mbështeten në profesionalizëm, kreativitet dhe korrektësi, ku çdo projekt e përjetoj si një vizion personal. Për mua çdo klient është unik, dhe unë e bëj zgjidhjen më të përshtatur, të bazuar si në estetikë ashtu edhe në zbatueshmëri teknike. Dëshiroj që klienti t’a fitoj shtëpin apo objektin e ëndërrave,që do të jetë i lumtur përgjithmon. Për mua me rëndësi është që familjarit ti mundësoj që shtëpin tia bëj super moderne, funksionale, ku cdo milimetër të ketë të shfrytëzuar dhe të jetë i kënaqur me investimin e bërë.
TETOVA1.COM: Pse e zgjodhët profesionin e arkitekturës?
NEZIRI: Që si fillorist kisha pasion vizatimin e objekteve të ndryshme. I bëja me detale, që shumë herë profesori më lavdëronte për punën që e bëja. Ai më motivonte që të vazhdoj arkitekturën. Nga ana tjetër edhe babai im gjithmon më këshillonte: BIR IM, MBARO SHKOLLËN SI ARKITEKT DHE TË KESH NJË DIPLOM NË XHEP- Këto fjalë, gjithmon më jepnin shpresë drejt një suksesit në jetë. Këta këshilla të arta të babait dhe arsimtarit i bëra sot realitet me të cilën ata mburen. Zgjodha këtë profesion, se arrij që imagjinatën time, t’a nxjer në kryevepër konkrete te një shtëpi, villë, ndërtesë,objekt afarist dhe të ngjajshme ku njerzit do t’a shijojn bukurin e arkitekturës që magjepsojn sytë e cdo vizitori.
Kontakt telefoni me arkitektin OMER NEZIRI 075 248-634


