Trendy

Orari i ri i Kryetarit Kasami gjatë fushatës zgjedhore – Komuna e Tetovës njofton qytetarët

Para 6 muaj

Komuna e Tetovës ka njoftuar opinionin publik lidhur me ndryshimet në orarin e punës të Kryetarit të Komunës, z. Bilall Kasami, për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025.

Duke qenë se z. Kasami është njëkohësisht edhe kandidat për kryetar komune, ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrat dhe obligimet e tij si kryetar në përputhje me orarin e përcaktuar ligjërisht – çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 12:00.

Pasditeve, aktivitetet e tij do të jenë të orientuara drejt fushatës zgjedhore, pa penguar funksionimin e rregullt të Komunës. Qytetarët dhe institucionet mund të kontaktojnë zyrën e Kryetarit për çështje administrative dhe takime brenda këtij orari.

Komuna e Tetovës shpreh mirënjohje për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të rëndësishme zgjedhore.

Trending