Në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN në Zhelinë, anëtari i Lëvizjes Arbëria, Orhan Ibrahimi, u shpreh me tone kritike ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Në fjalimin e tij, Ibrahimi deklaroi:
“Nuk e dimë kush ia shtypi sustën Arben Taravarit.”
Kjo fjali, e interpretuar si një thumb politik, u prit me reagime nga të pranishmit, duke theksuar përplasjet e hapura brenda spektrit politik shqiptar.
Hapja e shtabit në Zhelinë u shoqërua me praninë e liderëve të VLEN dhe dhjetëra qytetarëve, të cilët shprehën mbështetje për koalicionin si alternativë të re politike në vend.










