Trendy

Osmani: 5 mësimet që mora nga humbja

Para 4 muaj

Ish-kandidati për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka bërë një reagim të gjatë dhe reflektues në rrjetet sociale, ku ka folur për periudhën pas zgjedhjeve lokale dhe kuptimin që i ka dhënë humbjes, transmeton Zyrtare.

Në shkrimin e tij, Osmani thekson se “ekziston një heshtje që vjen pas humbjes, një heshtje që asnjë fitore nuk mund të të mësojë”, duke nënvizuar se kjo periudhë i ka shërbyer për të dëgjuar më qartë njerëzit dhe për të kuptuar realitetin politik.

Ai rikujton se përvoja e tij si kirurg e ka mësuar përgjegjësinë në forma shumë më të rënda se sa politika, duke shtuar se “në sallën e operacionit humbjet janë më të rëndat, sepse aty përgjegjësia matet me jetë njerëzish, jo me kolltuqe”.

Osmani ndalet në disa “mësime” që thotë se i ka nxjerrë nga përvoja e fundit:

se fitoret nuk janë personale, por përbashkëta;

se heshtja është formë reflektimi, jo tërheqje;

se humbja është provë dhe rivlerësim i motiveve;

dhe se çdo fillim i ri është bekim.

Duke folur për rikthimin e tij në profesionin e kirurgut, ai thotë se “nuk u kthye për t’i ikur politikës, por për t’u rikthyer ekuilibrit”, ndërsa shton se “lidershipi nuk varet nga pozicioni, por nga qëndrimi”.

Në fund, Osmani thekson se nuk është tërhequr nga jeta publike, por është “rikalibruar”, duke deklaruar se tani ndjehet me më shumë përvojë, qetësi dhe bindje në rrugën që e quan “të drejtë dhe të qëndrueshme”.

“Nëse fitorja të tregon çfarë mund të bësh, humbja të tregon kush je”, përfundon Osmani në shkrimin e tij reflektues.

Trending