Trendy

Osmani: Kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Para 2 orë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka caktuar Albin Kurtin për mandatar për kryeministër.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Osmani.

Pas konstituimit dhe zgjedhjes së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet së shpejti në një seancë të re për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Trending