Trendy

Osmani: Kemi komunikuar me VMRO-n, po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme në pranverë

Para 12 orë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se partia e tij po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027.

I pyetur në emisionin “Click Plus” në TV21 nëse ka marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhje në prill, Osmani tha se janë zhvilluar komunikime edhe me VMRO-në, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje konkrete, përcjell Zyrtare.

“Po kërkojmë zgjedhje. Normalisht, në forma të ndryshme është komunikuar edhe me VMRO-në dhe nuk ka rezistencë. Presim zgjedhje në pranverë 2027 dhe po bëjmë përgatitjet”, tha Osmani.

Trending