Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit dhe formim të qeverisë së re.
Ajo theksoi formimi i institucioneve të reja është një urgjencë.
“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur.








