Trendy

Osmani: LEN sot e konfirmoi që është një “kënetë politike”

Para 11 muaj

Bujar Osmani ka reaguar ndaj VLEN duke e quajtur “kënetë politike”

“E quajta politikën e LEN një kënetë politike se ata nuk flasin për politika, nuk krahasojnë politika, nuk kritikojnë politika, nuk thonë “populli ka nevojë për këtë, ne ofrojmë atë, qasja jonë është më e mirë përshkak të kësaj…”

Ata vetëm ofendojnë, shpifin, pështyjnë, helmojnë dhe ndotin debatin publik.

Dhe sot, me reagimin e tyre, ranë në kurthin që unë e paralajmërova — vetë konfirmuan se janë pikërisht kjo.

Ne do të vazhdojmë të mbajmë nivelin mbi këtë. Nuk do të biem në fyerje e shpifje. Ne do të vazhdojmë t’u japim njerëzve analiza dhe opsione politike. Ndoshta nuk do jenë perfekte, por do jenë me respekt për ta dhe me synim t’u përmirësojmë jetën.

Kjo është politika që i duhet vendit” – ka shkruar Bujar Osmani. /tetova1/

Trending