Trendy

Osmani: Marrëveshja e Ohrit, arkitektura e shtetit multietnik!

Para 59 minuta

Duke folur në Samitin e Mbrojtjes në Athinë, ish-ministri i Jashtëm, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, përmendi dy çështje – çështjet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut si dhe iniciativën e kancelarit gjerman për integrim gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sa i përket kësaj nisme të Fridrih Mercit, Osmani tha se e mbështetë, por nuk e sheh këtë si alternativë e aderimit final në BE, as për Ukrainën e as për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu Osmani trajtoi edhe çështjen e studentëve që kërkojnë ta japin në shqip provimin e jurisprudencës, çështje që e lidhi me Marrëveshjen e Ohrit.

“Marrëveshja e paqes e Ohrit ishte vetë arkitektura multientike e vendit. Ishte një traktat paqeje midis dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve, në një kryqëzim historik, që do të ndërtonim një shtet unitar, por me modelin e demokracisë konsociative të Arend Lipkard, diçka si Tiroli i Jugut në Itali, ku kishte ndarje pushteti, barazi gjuhësore, përfaqësim të drejtë dhe shumicë të dyfishtë në parlament, ku perspektiva e BE-së do të ishte thelbi i kësaj arkitekture. E vetëm dy ditë më parë mund të shihnit mijëra studentë shqiptarë duke protestuar në Shkup sepse Qeveria vendosi të anashkalojë Kushtetutën dhe Ligjin e gjuhës, dhe nuk lejoi të kalojnë provimin e juridikut në gjuhën e tyre amtare”, tha Bujar Osmani.

Trending