Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën do t’ia dorëzojë detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur zyra e Presidencës për media në një komunikatë të premten në mbrëmje.
Sipas njoftimit, ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në kabinetin e Presidencës në orën 16:00.
Kryeparlamentarja Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri. Ajo maksimalisht mund ta mbajë këtë post për 6 muaj.










