Kosove

Osmani: Përtej mbështetjes ekonomike dhe ushtarake, Erdoğan po e ndihmon Kosovën edhe në njohje

April 14, 2025, 03:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpresojnë që shumë shpejt si presidencë do të ecin përpara në marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Sirinë dhe të arrijnë ta fitojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet, transmeton Anadolu.

Në një intervistë dhënë për mediumin “Rtv21” në Kosovë, presidentja Osmani e quajti të shkëlqyeshëm takimin me presidentin e ri të Sirisë Al Sharaa, derisa tha se Siria ka vuajtur për një kohë të gjatë dhe ndaj këtij populli është kryer gjenocid, krime lufte dhe krime të llahtarshme deri tek armët kimike të cilat janë përdorur ndaj fëmijëve nga regjimi i Bashar al-Asadit.

Osmani tha se institucionet kosovare nuk kanë kërkuar asnjëherë marrëdhënie diplomatike me regjimin e Asadit, mirëpo me institucionet e Sirisë së lirë “shpresojmë që ky proces të konsolidohet dhe të përfundojë sa më parë”.

“Ne tashmë e kemi një plan përpara të dakorduar dhe shumë shpejt si presidencë do të ecim përpara me veprime konkrete. Por nuk është shteti i vetëm ka edhe shtete të tjera më të cilat ka që një kohë që e kemi ofruar shumë procesin dhe tani pritet një formalizim, por siç e përmenda është proces kompleks sepse Kosova ka edhe shumë shtete që punojnë kundër nesh, kështu që duhet të kemi kujdes që vetëm Kosovën të vendosim si të parën dhe asgjë tjetër”, theksoi Osmani.

Osmani tha se Kosova nuk e ka ndalur kurrë kordinimin me aleatët, dhe punën me ta në kontekst të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nëpërmjet njohjeve të reja, konfirmimit të atyre ekzistuese por edhe sa i përket përgatitjes së terrenit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Sa më shumë që ne punojmë afër me aleatët, aq më shumë shënohen fryte dhe rezultate që siç u pa edhe nga puna ime e afërt me presidentin Erdoğan i cili i ka qëndruar gjithnjë afër Kosovës, por tash po e shohim edhe më konkretisht përtej mbështetjes ekonomike, ushtarake, po e shohim edhe mbështetjen konkrete në këtë proces”, theksoi Osmani.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka mbështetje të madhe nga Republika e Türkiyes, presidenti Erdoğan “i cili personalisht ka ndihmuar në procesin e njohjeve edhe kur ishte kryeministër edhe tani si president dhe në takimin që e kisha me të diskutuam shumë konkretisht se cilat shtete janë më afër, për planin tonë të përbashkët edhe jo vetëm për këto ditë, por edhe për muajt dhe vitet në vijim”.

“Prandaj dua sërish ta falënderoj për këtë ndihmë të madhe që po i jep popullit të Kosovës, e cila është jo vetëm në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, por edhe të konsoloidimit të mëtejmë të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, sepse njohjet janë proces i rëndësishëm. Ato ndihmojnë pastaj edhe drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe ia largojnë Kosovës nga supet një barrë të madhe”, tha Osmani.

Në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Alsharif, në kuadër të edicionit të katërt të Forumit Diplomatik në Antalya (ADF2025), u bë e ditur të shtunën se Sudani ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 119-të në listën e shteteve që e kanë njohur deri më tani pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2434
Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua, po e luan tani viktimën, të gjithë e dinë se do përfundojë në prerin e BDI-së
IMG_2431
VLEN: Vendimi i Taravarit është në favor të ringjalljes së BDI-së, në zgjedhje shkojmë me një listë për kryetar dhe këshilltarë
IMG_2418
Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
IMG_2415
Taravari: ASH-ja është familje e madhe, edhe Sela nëse do, është i mirëseardhur
IMG_2412
Von der Leyen: Perëndimi ashtu si e dinim nuk ekziston më
IMG_2408
Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin