Trendy

Osmani reagon pas deklaratës së Mickoski: Ministri i drejtësisë të japë menjëherë dorëheqje, ata të VLEN-it për një kohë të mos shihen askund

Para 2 muaj

Nënkryetari i BDI-së, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Osmani thotë se tani nevojitet dorëheqja e ministrit të drejtësisë, ndërsa porosit përfaqësuesit e VLEN-it të mos shihen askund për një kohë.

“Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë:
Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje.

Ndërsa për përfaqësuesit e VLEN-it:

më mirë të mos shihen askund për një kohë”, ka shkruar Bujar Osmani, raporton SHENJA.

Trending