Maqedoni

Osmani: Telallet e Puckos sulmojnë gjuhën shqipe!

March 14, 2025, 10:03

Drejtor i Agjencisë për Zbatimit të Gjuhës Shqipe, Granit Osmani ka akuzuar BDI-në se “për interesa të ngushta politike dhe për të sulmuar partitë shqiptare në qeveri, BDI dhe nëntoka e saj kanë nxitur kontestimin e ligjit”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Osmanit

BDI-ja jo vetëm që ka qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por paradoksalisht është edhe sponsorizuesja kryesore e kundërshtimit të tij përmes strukturave të saj të fshehta dhe njerëzve të infiltruar në institucione.

Për interesa të ngushta politike dhe për të sulmuar partite shqiptare në qeveri, BDI dhe nëntoka e saj kanë nxitur kontestimin e ligjit, duke e përdorur këtë si mjet për të frikësuar votuesit shqiptarë dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e saj, pasi për dy dekada nuk arriti të funksionalizojë marrëveshjet e arritura!

Për vite me radhë, BDI ka manipuluar me çështjet kombëtare, duke i përdorur ato për qëllime elektorale, ndërsa në prapaskenë ka punuar kundër interesave të shqiptarëve, vetëm për të mbajtur pushtetin. Tani, kur Ligji për Përdorimin e Gjuhëve po pret interpretim nga Gjykata Kushtetuse në pikëpyetje, është ironike që BDI-ja paraqitet si mbrojtëse e tij, kur në realitet ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka lejuar dhe nxitur goditjen e këtij ligji, me qëllim që të sulmojë koalicionin shqiptar dhe të ruajë kontrollin e saj politik, sepse jeta në opozit po ju duket e papërballueshme.

Po e përsërisim për të disatën herë: Ligji i gjuhës, ashtu siç është, nuk do të preket! Për këtë, BDI nuk ka asnjë meritë dhe nuk mund të ketë, sepse jo vetëm që ka mbushur listën e zezë të korrupsionit, por ditaditës po shpartallohet zinxhiri i saj kriminal. Si mund të pretendojnë të mbrojnë diçka të vlefshme ata që janë të zhytur në korrupsion? Si mund të flasë për patriotizëm Ali Ahmeti, kur rrethi i tij i ngushtë përballet me akuza të rënda për korrupsion, e për më tepër, dhëndri i tij banon në banesën e një të akuzuari si Pucko?

Kjo nuk është e gjitha, nuk keni parë asgjë akoma “telenovela e krimit” sapo ka filluar! Deri kur do të përpiqeni të fshiheni pas çështjeve të ndjeshme dhe të shtireni sikur jeni shqetësuar? Juve nuk ju kanë interesuar dhe nuk ju interesojnë aspak çështjet kombëtare! Shqetësimi juaj i vetëm është mbijetesa politike dhe mbrojtja e klanit tuaj të korruptuar. Kjo po dëshmohet çdo ditë!

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8924
Mexhiti zhvillon bisedë të thelluar me profesorin dhe historianin e njohur zviceran, Oliver Jens Schmitt
IMG_8923
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
IMG_8922
Berisha Group - kompania që kujdeset për çdo detaj, duke garantuar forcën dhe cilësinë që e bën këtë projekt të dallohet!
IMG_8890
Kasami shpërndanë aktvendime për legalizime të pronave dhe shtëpive të tetovarëve
IMG_8887
Ligji për gjuhët/ Kostadinovski: Akuzat e BDI-së janë gënjeshtra dhe manipulime politike
IMG_8884
Murtezani: Komunat janë arkitektë të zhvillimit lokal, krijues të ndryshimeve dhe zëri i qytetarëve