Trendy

Pa patentë, pa helmetë, me drogë në xhep – bilanci tronditës i kontrollit të djeshëm në Shkup

Para 3 muaj

Gjatë natës së kaluar (28/29.08.2025), në periudhën prej orës 17:00 deri në 01:00, nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup u zhvillua kontroll i shtuar në kuadër të Aksionit Operativ “Trafik i Sigurt”. Theksi i kontrollit ishte tek pjesëmarrësit që drejtojnë motoçikleta.

Gjatë kontrollit u ndërmorën masa ndaj 128 pjesëmarrësve në trafik, prej të cilëve 94 drejtues motoçikletash. U shqiptuan:

16 gjoba për drejtim motoçiklete pa patentë shoferi,
46 masa për mosvendosje të helmetës mbrojtëse,
17 gjoba për drejtim pa dhënë provim për njohjen e rregullave të trafikut,
6 gjoba për drejtim pa poseduar kategorinë përkatëse,
5 gjoba për leje qarkullimi të skaduar,
2 gjoba për moslejim të këmbësorëve në vijat e bardha.
Gjatë aksionit policia arrestoi D. Lj., pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet kokainë. U ndëshkuan edhe 10 drejtues automjetesh për drejtim pa patentë shoferi (vetura dhe mjete të rënda), ndërsa u shqiptuar edhe 2 masa për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 1 gjobë për mosndalim në shenjën “STOP” të dhënë nga policët uniformuar.

Aksionet kontrolluese në kuadër të operacionit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, për të kontribuar në rrugë më të sigurta.

Trending