Maqedoni

Pacientët e onkologjisë në RMV kanë mbetur pa terapi biologjike

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 21, 2025, 11:01

Pacientët në Klinikën për radioterapi dhe onkologji kanë mbetur pa terapi biologjike. Për momentin nuk ka terapi biologjike, përkatësisht nuk janë në qasje barnat “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe “cetuximab”. Ata druajnë se se shpejti mund të mbarojnë edhe “trastuzumab emtansine (kadcyla), “nivolumab”, “cobimetinib” dhe “vemurafenib”.

“Klinika e onkologjisë nuk është në gjendje t’i përgjigjet numrit në rritje të pacientëve me kancer metastatik dhe kjo është një nga arsyet pse ka ardhur deri te kjo mungesë. Arsyeja e dytë dhe ajo që ne pacientët e shohim si rezultat pozitiv, është se u zgjatet jeta pacientëve dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për këtë terapi. Edhe pse vitin e kaluar me aneks u miratuan mjete shtesë, duket se nuk ishin të mjaftueshme. Mungesë të terapisë ka nga dita e premte dhe onkologjia po përpiqet të marrë mjete shtesë për ta mbyllur këtë boshllëk ​​deri në miratimin e buxhetit të ri”, deklaroi për AIM-n Ana Marjanoviq, paciente dhe pjesë e Shoqatës “Hema-onko”.

Marjanoviq thotë se si paciente dhe si shoqatë insistojnë të ketë ndryshim të Listës pozitive.

“Nëse Fondi i Shëndetësisë dhe Ministria kanë mirëkuptim për urgjencën e këtij ndryshimi dhe gjejnë zgjidhje adekuate, në të ardhmen këto probleme të mungesës së terapisë që do të thotë jetë për shumë pacientë, nuk do të jenë objekt i diskutimit. Prandaj përsëri apelojmë deri te Ministria dhe Fondi i Shëndetësisë të gjendet zgjidhje e menjëhershme për pacientët që gjatë kësaj periudhe kanë mbetur pa terapi, por edhe të punohet në zgjidhjen që këto barna në të ardhmen të jenë në Listën pozitive”, theksoi Marjanoviq

AIM është drejtuar edhe deri te Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.

“Situata me qasjen ndaj terapisë biologjike është rezultat i procedurave administrative që realizohen konform buxhetit të vitit 2024. Ky buxhet është hartuar në vitin paraprak në bazë të vlerësimeve të asaj kohe dhe nuk ka pasqyruar plotësisht nevojat momentale të klinikës. Gjithashtu, duhet të merret parasysh edhe rritja e vazhdueshme e numrit të pacientëve onkologjikë, si dhe kompleksiteti i proceseve administrative dhe financiare që ndikojnë në furnizimin e barnave”, kanë thënë nga Klinika.

Lidhur me sfidat që kanë të bëjnë me procedurat e tenderit, siç informojnë, tashmë po merren masa për planifikim më të mirë të furnizimeve dhe thjeshtësimin e procedurave në bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
bilall-1
Bilall Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin
IMG_1889
Talat Xhaferi debat me VLEN-in: Ali Ahmetit duhet të ja lani këmbët dhe ta pini ujin!
IMG_1887
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
IMG_4026
VLEN: Brenda një viti qeverisje po e bëjmë atë që BDI nuk e ka bërë për 20 vite
iliredauti-696x422
Komisioni për politikë sociale ende pa kryetar pas dorëheqjes së Ilire Dautit
IMG_1885
Pasagjeri po vinte nga Vjena, doganierët sekuestruan 183 çelësa të veturave në Aeroportin e Shkupit