Maqedoni

Paga 800 euro, por Maqedonisë i mungojnë çobanët/ Në Pollog mbijetojnë vetëm fermat e mëdha

February 28, 2024, 05:02

Blegtorët janë në hall. Nuk gjejnë dot punëtorë, çoban për të ruajtur bagëtitë.Thonë se në Pollog edhe pse ka tokë bujqësore, ajo nuk është me sipërfaqe të madhe. Tregojnë se ka parcela të vogla që nuk sjellin shumë produkte.

“Për momentin për të qenë rentalbil në bujqësi duhet të jesh prodhues i kufizuar me minimal nuk mund të jesh rentabil, unë mund ta them lirisht se me 3 lopë, 5 por edhe 10 nuk mund të jesh rentabil dhe për këtë nevojitet një kosto shumë e lartë dhe një përvojë që mund t’u mbijetosh edhe sfidave siç janë kushteve klimatike, siç janë thatësirat, shirave, duhet të jesh i përgatitur për t’u mbijetuar këtyre sfidave.”- thotë Fatir Ahmeti – Blegtor.

Blegtorët janë të kënaqur me përkrahjen që marrin, por shtojnë se procedurat burokratike dhe vonesat e shumta e komplikojnë punën.

“Në programet e 2024 kishte ndryshime në blegtori sidomos të fermave veçanërisht të lopëve qumështore, kishte rritje trefish dhe nga viti kaluar kishte subvencionin e qumështit nga 3.5 denarë në 5 denarë, gjë që është pozitive, por nga ana tjetër masat për zhvillim rural për bujq të rinj dhe pajisje bujqësore, kanë vonesa shumë procedura administrative stërzgjatje dhe kjo e komplikon punën.”

Remzi Abdullau nga Agjencia për financim dhe përkrahje të bujqve dhe rajoneve rurale thotë se tashmë kanë filluar takimet me bujqit në komunat rurale për t’i njoftuar se si të aplikojnë në fondet IPA. Në Maqedoni një çoban ka rrogë rreth 800 euro dhe për këtë ka edhe përkrahje, por problemi është se deri më tani këtë e shfrytëzojnë vetëm 60 çobanë në nivel republikan.

“Mendoj se shumë letë duhet të jetë si bujk i paraqitur në Ministrinë e Bujqësisë dhe në bazë të atyre të dhënave dhe me numrin që e ka mund të bëj aplikimin dhe mendoj se çdo bujk mund ta bëjë aplikimin. Ne jemi munduar që të japim edhe për barinj edhe kemi arritur që nga 500 euro të kalojnë më 800 euro që të kenë mbështetje nga Agjencia për mbështetje financiare dhe zhvillim rural. Numri është 60 por kjo nuk varet nga Agjencia dhe varet nga personat që duan t’i paraqesin ata persona apo nuk duan.”- thotë Remzi Abdullau, Agjencia për Zhvillim Rural.

Migrimi dhe çmimet jostabile të produkteve kanë bërë që shumë bujq dhe blegtorë të shesin bagëtitë e tyre. Në rajonin e Pollogut problem tjetër me të cilin ndeshen bujqit është sistemi i ujitjes. Shumë toka nuk kanë mundësi të ujiten për shkak të ndërtimeve dhe vjetërsimit të sistemit të ujitjes.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler