Në vitin 2020 në kohën e pandemis, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i tha fjalë të papërshtatshme Albrim Hoxhës i cili në atë kohë ishte gazetar.
Hoxha i kërkoi Ahmetit një prononcim për dënimin e 10 shqiptarëve me nga 3000 euro vetem pse kishin kërkuar të respektohet gjuha shqipe në karantinë. Por, në vend të një përgjigje serioze për problemin e ngritur nga Albrim Hoxha, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ofendoi gazetarin shqiptar, duke i thënë qenke i “vegetosur”, term të cilin as vetë nuk diti ta sqarojë kur iu kërkua, informon portali “tetova1”.
Sjellja e Ahmetit në atë kohë u kritikua shumë nëpër rrjetet sociale, ndërsa të shumta ishin edhe shakatë.
Gazetari Furkan Saliu porositi Ahmetin që shijet ushqimore t’i ruaj për në shtëpi dhe tha se, politikanët duhet t’i japin fund armiqësive me gazetarët.
“Në konferencat publike parashtrohen pyetje dhe ata mund të përgjigjen ose jo. Unë para 24 orëve isha cak i sulmeve të aktivistëve të Aleancës dhe më vonë cak i aktivistëve të BDI-së. Është bërë normale që të na kërcënojnë. I kisha lutur të gjithë aktivistët e partive politike që të kenë konsideratë ëdhe për punën tonë dhe të mos ofendojnë”, tha gazetari Furkan Saliu.
Sjelljen e Ahmetit me gazetarin Albrim Hoxha e dënoi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, duke i bërë me dije kreut të BDI-së se, sjelljet e tilla nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe demokratike.
Përndryshe Albrim Hoxha para disa ditësh u emërua në postin e zëvendës ministrit të bujqësis dhe është kuadër i ASH-së që vazhdon të jetë pjesë e VLEN-it nga Struga. /tetova1/