Trendy

Paraburgim për 3 të arrestuarit në Bërvenicë! Hetim për drogë dhe armë ndaj të arrestuarve

Para 2 muaj

Është caktuar paraburgim 2-ditor për tre nga pesë të arrestuarit dje në Bërvenicë të cilët dyshohen për shitje dhe lëshim në treg të drogës dhe armëve, përcjell TV21. Mbajtja 48 orëshe është për qëllim grumbullimin e fakteve dhe formimin e lëndës në prokurori. Ndaj një të dyshuari Gjykatës e Tetovës ka caktuar masa kujdesi. I arrestuari tek i cili është gjetur sasia më e madhe e parave, është liruar nga akuza, sepse i njëjti ka dëshmuar me dokument prejardhjen e parave dhe ai nuk ndiqet penalisht.

“Paraburgim për dy klientët e mi, me inicialet S.Z. dhe I.J. që dyshohen për vepër penale tregti me drogë dhe armë dhe lëshim të paautorizuar në treg, të paraparë me Nenin 396 të KP të RMV dhe të Nenit 215 paragrafi një, të cilat hyjnë në kategorinë e veprave të rënda dhe serioze. Gjykata Themelore gjegjësisht gjykatësi i procedurës paraprake duke u bazuar në propozimin e prokurorisë, iu përcaktoi paraburgim në kohëzgjatje 48 orë”, theksoi Qenan ramani – avokat mbrojtës i të akuzuarve I.J. Dhe S.Z.

Trending