Trendy

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Para 53 minuta

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet vendimi për krerët e UÇK-së.

Beqiri ka theksuar se mijëra shqiptarë do të mblidhen për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët, duke e cilësuar mërgatën si një forcë dhe zë të fuqishëm të Kosovës.

“Pas gjashtë vitesh përballje, pritjeje e padrejtësish, krerët e UÇK-së nuk do të jenë vetëm”, ka shkruar Beqiri, duke u shprehur se më 16 shtator zëri i mërgatës do të dëgjohet fuqishëm pranë gjykatores në Hagë.

Trending