Trendy

Parandalohet tentativa për kontrabandimin e 40 tonëve vezë të pasigurta nga Serbia

Para 2 orë

Gjatë këtyre aksioneve janë asgjësuar mbi 272 kilogramë ushqim i pasigurt, kryesisht me origjinë shtazore, ndërsa në deponinë Drislla janë shkatërruar në mënyrë të padëmshme mbi 40 tonë vezë të pasigurta me origjinë nga Serbia, të cilat u parandaluan të futeshin kontrabandë në vend. Për parregullsitë e konstatuara, si plasimi në treg i ushqimit me afat të skaduar, përdorimi i mishit të ngrirë në përgatitjet e mishit dhe emërtimi i papërshtatshëm i produkteve, janë nxjerrë 35 vendime për eliminimin e parregullsive dhe janë shqiptuar 6 vërejtje.

 

 

Kontrollet, që synonin parandalimin e tregtisë ilegale dhe produkteve të rrezikshme, zbuluan gjithashtu se 7 objekte nuk ishin të regjistruara si operatorë ushqimorë, tre operatorë nuk kishin kryer kontrollet e detyrueshme mjekësore për stafin dhe 13 të tjerë kishin kushte të pakënaqshme higjienike dhe teknike në objektet e tyre.

Trending