Trendy

Parku Kombëtar Mali Sharr pjesë e marshit tradicional të Shoqatës Bjeshkatare “Çaushica” në Përshefcë

Para 2 orë

Përfaqësues të Institucionit Publik Parku Kombëtar Mali Sharr morën pjesë në marshin tradicional malor të organizuar nga Shoqata Bjeshkatare “Çaushica” në Përshefcë, aktivitet që promovon bukuritë natyrore dhe vlerat e Malit Sharr.
Nga Parku Kombëtar shprehën mirënjohje për organizatorët dhe vullnetarët që përgatitën shtegun dhe mundësuan zhvillimin e sigurt të aktivitetit. Njëkohësisht, falënderuan kryetarët e komunave të Tearcës dhe Gostivarit, Daut Memishi dhe Valbon Limani, si dhe kryetarin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, Fari Rexhepi, për mbështetjen në promovimin e bjeshkatarisë dhe mbrojtjen e natyrës.

Në kuadër të ngjarjes, Parku Kombëtar Mali Sharr pranoi edhe një mirënjohje nga Shoqata Bjeshkatare “Çaushica” dhe Unioni i Shoqatave Bjeshkatare, të cilën e vlerësoi si motivim për të vazhduar angazhimin në ruajtjen dhe promovimin e vlerave natyrore të Malit Sharr.
Me këtë rast, u urua edhe 3-vjetori i themelimit të Shoqatës Bjeshkatare “Çaushica”, me dëshirën që marshi tradicional të vazhdojë të zhvillohet dhe të mbetet një ngjarje e rëndësishme për promovimin e turizmit malor në rajon.

Trending