Trendy
Screenshot

Partia bullgare “Rilindja” ka në program Maqedoninë si “shtetin të dytë bullgar”

Para 60 minuta

Partia politike bullgare “Rilindja” përmes një njoftimi në mediat maqedonase bëhet e ditur se në programin e saj për zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën, ka riafirmuar angazhimin për një integrim të plotë të Bullgarisë me Maqedoninë në një shtet të përbashkët.

“Në fund, por jo më pak e rëndësishme, është çështja e marrëdhënieve me Maqedoninë. Maqedonia është shteti i dytë bullgar në Gadishullin Ballkanik dhe ‘Rilindja’ punon për bashkimin e dy formacioneve shtetërore bullgare në një shtet të përbashkët. Rruga drejt këtij bashkimi është integrimi gjithnjë e më i plotë ekonomik, kulturor dhe politik, i cili do të çonte në rikthimin e unitetit të ndërprerë të popullit bullgar dhe do ta bënte Bullgarinë vendin më të madh dhe më të fuqishëm në Evropën Juglindore”, thuhet në programin zgjedhor të partisë së Kostadin Kostadinov, në pjesën për politikën e jashtme.

Për realizimin e këtij qëllimi, partia propozon “integrim të plotë ekonomik, kulturor dhe politik me Maqedoninë, deri në bashkimin e saj me Bullgarinë”, përmes realizimit të korridoreve transportuese, ndërtimit të linjës hekurudhore Gjushevo–Shkup, përmirësimit të lidhjeve rrugore dhe hapjes së pikave të reja kufitare, si Simitli–Pehçevë dhe Strumjani–Berovë.

Sipas mesatares së rezultateve nga pesë agjenci për matjen e opinionit publik, “Rilindja” parashikohet të fitojë rreth 6.1 për qind të votave dhe 18 mandate në Kuvendin bullgar me 250 deputetë. (INA)

Trending