Trendy

Partitë po kalkulojnë për kandidaturat në Komunën e Bërvenicës ku më 18 tetor do të mbahen zgjedhje

Para 4 orë

Partitë kanë filluar kalkulimet zgjedhore për Komunën e Bërvenicës, ku më 18 tetor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e komunës, pasi kryetari Jovica Ilievski ndërroi jetë.

Gara në këtë komunë rurale që përfshinë 10 fshatra, mbase ka peshë simbolike për shkak të karakterit etnik të garës mes shqiptarëve dhe maqedonasve. E kjo ishte e theksuar edhe në zgjedhjet e fundit për çka pati shkëndija mes partnerëve VMRO-VLEN, ndërsa kreu i VMRO-së Mickoski natën festive të zgjedhjeve nga 54 komunat e fituara, vendosi ta kalojë në Bervenicë, por edhe në Kërçovë, ku gjithashtu kishte karakter etnik.

Megjithatë duelit etnik në rrethin e dytë zgjedhor, i paraprinë dueli partiak te kampet e shqiptarëve dhe maqedonasve.

VLEN konfirmon se do të shkojë në zgjedhje, megjithatë nuk kanë një përgjigje nëse do të garojnë me Haqim Ramadanin ose me ndonjë kandidat tjetër. Ramadani në rrethin e dytë të zgjedhjeve të fundit tuboi 4.224 vota, por të pamjaftueshme për ta fituar kandidatin e VMRO-së Ilievski, i cili u bë kryetar me 4.369 vota.

Trending