Trendy

Pas 18 ditësh, gjendet në Tetovë vajza e shpallur e humbur në Shkup

Para 6 muaj

Një rast i raportuar si shqetësues prej ditësh ka marrë sot një epilog të lumtur.

Më 17 shtator 2025, në Tetovë, policia ka gjetur M.A. (15) nga Shkupi, për të cilën më 30 gusht 2025 Stacioni Policor i Bit Pazarit kishte njoftuar me anë të një telegrame se ishte raportuar si e humbur.

Pas identifikimit, autoritetet menjëherë kanë njoftuar Qendrën për Punë Sociale në Tetovë dhe familjarët e saj. Nëna e të miturës ka udhëtuar drejt Tetovës, ku vajza iu dorëzua e shëndoshë e mirë.

Trending