Trendy

Pas 24 orësh zhdukje, gruaja nga Shkupi rikthehet papritur në shtëpi

Para 8 muaj

Misteri që shqetësoi një familje të tërë mori fund të enjten pasdite. Më 31 korrik 2025, rreth orës 18:00, në Stacionin Policor të Aerodromit, N.B. (75) nga Shkupi raportoi se vajza e saj M.B.A. (43) është kthyer në shtëpinë familjare, vetëm një ditë pasi ishte raportuar si e zhdukur.

Sipas njoftimit zyrtar, gruaja ishte denoncuar si e larguar nga shtëpia më 30 korrik, gjë që vuri në lëvizje mekanizmat e policisë për ta gjetur. Pas kthimit të saj, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale për dokumentimin e rastit.

Motivet e largimit dhe kthimit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet për të ndriçuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Trending