Një anije kontejnerësh është identifikuar si mjeti i parë detar që ka kaluar Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes së bllokadës nga Shtetet e Bashkuara ndaj tankerëve dhe porteve të lidhura me Iranin.
Sipas “BBC” dhe të dhënave të gjurmimit nga platforma MarineTraffic, anija “Paya Lebar” po lundron drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është nisur nga India, duke realizuar tranzitin në një nga korridoret më të ndjeshme detare në botë.
Ndërkohë, një tjetër anije, cisterna “Rich Starry”, është tërhequr gjatë afrimit në Ngushticë, sipas të njëjtave burime. Nuk është ende e qartë nëse kjo anije, e sanksionuar nga SHBA, synonte të kalonte përmes Gjirit të Omanit apo të hynte në zonën e bllokuar.
Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ku çdo lëvizje në Ngushticën e Hormuzit monitorohet nga afër për shkak të rëndësisë strategjike për tregtinë globale të energjisë.










