Pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran të zhvilluara në Islamabad, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një publikimi në platformën Truth Social, ku përmendet mundësia e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit, në rast se Teherani refuzon të pranojë kërkesat amerikane.
Sipas këtij vlerësimi, një bllokadë detare do të rriste presionin edhe ndaj vendeve si Kina dhe India, të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane.
Në analizë theksohet se një skenar i tillë do të mbështetej në strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, me synimin për të rritur presionin negociues ndaj Teheranit, në një kohë kur përpjekjet diplomatike për një marrëveshje duket se kanë hyrë në një fazë të vështirë.










