Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duket se i është kthyer në plotni profesionit të tij prej kirurgu.
Kështu lë të kuptojë një fotografi e tij, të cilin e ka shoqëruar me një dedikim falënderues ndaj një spitali në Oslo, për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike, transmeton klankosova.tv.
”Mirënjohës për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit në spitalin prestigjioz Ullevål në Oslo.
Kjo teknologji moderne po revolucionarizon saktësinë kirurgjikale dhe shërimin e kancerit.
#KirurgjiRobotike #TrajtimiiKancerit #SpitaliUllevål”, shkruan ish-kryediplomati në facebook.
Bujar Osmani mban titullin specialist Kirurg në Kirurgji Digestive dhe njëkohësisht ushtronte edhe detyrën shtetërore si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.