Trendy

Pas mediave sociale, Macron shqyrton ndalimin e videolojërave për të miturit

Para 3 orë

Presidenti francez, Emmanuel Macron po shqyrton ndalimin e videolojërave, pasi ndaloi mediat sociale për adoleshentët nën 15 vjeç në Francë. Macron tha se duhet të miratohen masa të reja për të rregulluar videolojërat, inteligjencën artificiale dhe algoritmet, si dhe për të luftuar manipulimin e informacionit.

Në një intervistë, ai shpjegoi masat që synojnë mbrojtjen e adoleshentëve nga ekranet që shkaktojnë trauma, duke thënë se është e qartë se ka videolojëra që janë të dhunshme.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e ndalimit të tyre. Në të njëjtën kohë, presidenti francez mbështeti shkurtimin e orëve të mësimdhënies në shkolla dhe rritjen e pushimeve për nxënësit, në mënyrë që ata të mund t’i kushtojnë më shumë orë aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Trending