Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, që nga sonte pas mesnatës të bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,18 % në raport me vendimin e datës 2.12.2024.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,463%, %, te nafta për 1,862%, te vaji ekstra i lehtë për 0,882% dhe te mazuti rritje për 1,83%..
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,2082%.
Nga data 11.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 70,00 (denarë/litër)
Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,775 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,00 den/l
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe EUROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë
Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,517 den/kg dhe do të jetë 45,775 den/kg.