Lajme

Pas një “pauze” dy-mujore u rikthyen kërcënimet e rreme për bomba në shkollat e Maqedonisë

April 8, 2025, 09:04

Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë email-e ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur mjet shpërthyes. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 08.04.2025, dy shkolla në Shkup kanë raportuar në SPB Shkup se kanë marrë njoftim përmes emailit për gjoja vendosje të mjetit shpërthyes. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB.

Kujtojmë se më 7 shkurt, arritën më shumë se 240 raportime për bomba të vendosura në shkollat ​​në vend. Të gjitha raportimet ishin të rreme.

Më 27 shkurt, Policia ngriti kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi u denoncuan për rastin me dërgimin e kërcënimeve të rrejshme për bombë në shkollë.

Më datë 19.02.2025, të miturit e denoncuar nga celulari i një të miturit i kanë dërguar email me përmbajtje kërcënuese për një bombë të vendosur në dy shkolla (një fillore dhe një e mesme) në Shkup. Gjithashtu, me datë 21.02.2025, nga celulari i të miturit tjetër, kanë dërguar email me përmbajtje kërcënuese për një bombë të vendosur në dy shkolla (një fillore dhe një e mesme) në Shkup.

Kërcënime me bomba nëpër shkollat e RMV-së ka pasur vazhdimisht nga viti 2022 e këndej, por që rezultonin të rrejshme.

Kërcënimet me bomba kanë qenë gjithashtu të përhapura edhe në rajon.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
alergjite
Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme
muhamed lika
Aksion i madh në Kacanik, policia bllokon qytezën për vrasjen e reshterit Muhamed Lika
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin