Trendy

Pas protestës së sotme të BDI-së në Tetovë, Adnan Azizi: Faleminderit Tetovë! Gjithmonë je me besë

Para 1 orë

Pas protestës së mbajtur sot nga BDI në Tetovë, deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar me një mesazh falënderimi drejtuar qytetarëve të Tetovës, përcjell tetova1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi ka vlerësuar qëndrimin e qytetarëve, duke theksuar se Tetova edhe një herë dëshmoi besën dhe unitetin. Sipas tij, kjo u jep forcë dhe përgjegjësi për të vazhduar punën me përkushtim dhe dinjitet.

Postimi i plotë i deputetit Adnan Azizi:

“Faleminderit, Tetovë! ❤️

Gjithmonë je me BESE. Kjo besë na jep forcë, na mban të bashkuar dhe na obligon të ecim përpara me përkushtim, dinjitet e përgjegjësi.

Respekt pa fund! 🤝”, ka përfunduar Azizi./ tetova1.mk

Trending