Maqedoni

Pas shumë dekadash, rinisën punimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”

February 19, 2024, 05:02

Pas shumë dekadash, rinisën punimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” te kazerma e qytetit. Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se pengesat janë kapërcyer dhe projekti pritet të përfundojnë brenda 3 muajsh.

“Sot ne jemi këtu për të parë nisjen dhe të përcjellim në vazhdimësi punët e këtij projekti që duhet të përmbyllet brenda jo më shumë se tre muajsh. Bëhet fjalë për një segment rreth 400 metra gjatësi me të cilën përmbyllet ky bulevard, ndërsa mbetet pjesa nga Tekstilja deri tek lokaliteti Mema”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Kreu i komunës Bilall Kasami tha se bulevardi në këtë pjesë do përfundojë deri në fund, sepse është arritur marrëveshja me banorët për eksproprijimin e pronave.

“Bulevardi do përfundojë deri në fund siç është paraparë me planin urbanistik dhe projektin që realizojmë. Ne fillimisht dolëm më herët këtu folëm me banorët dhe në marrëveshje me banorët janë zgjidhur gjitha mosmarrëveshjet dhe besojmë në bashkëpunim me qytetet do zgjidhet i gjithë projekti që do kushtojë diku rreth 200.000 euro”, shtoi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Ndryshe, ndërtimi i bulevardi “Bllagoja Toska” në Tetovë zvarritet më shumë se dy dekada, ndërsa është premtuar pothuajse në çdo cikël zgjedhor./Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler